Shpuarje

Varësisht nga nevojat tuaja, kompania jonë është e pajisur me makina precize për hapjen e birave të madhësive të ndryshme.
Retifikim

Për procesin e retifikimit, kompania jonë ka makina retifikuese që kryejnë retifikim rrafshor dhe cilindrik, me të cilat fitohen produkte finale, cilësore sipas standardeve më të larta.
Përpunimi i erozimës

Përpunimi i erozimës (prerje m e tel) paraqet proces që kryhet në makinë me udheheqje numerike. Me ndihmën e kësaj, prodhohen mjete me cilësi të lartë, me sipërfaqe të përpunuar saktësisht, që është me rëndësi të madhe në procesin e mëtejshëm të prodhimit final.
Frezimi dhe tornimi
Proceset e frezimit dhe tornimit paraqesin fazën fillestare për heqjen e materialit që mundëson përpunim sipërfaqësor të thjeshtë dhe kompleks, për performancën e të cilëve disponojmë shumë lloje të makinave cilësore.